Gjatë këtyre javëve skuadra e Barcelonës pritet ta votoj presidentin e ri.
Joan Laporta është kandidati kryesor që pritet të emërohet presidenti më i ri i klubit katalunas.
Sipas ‘DailyMail’, objektivi i parë i Laportas pritet të jetë transferimi i sulmuesit argjentinas, Kun Aguero.
Objektivi i dytë i presidentit të ‘ardhshëm’ është edhe mbajtja e Lionel Messit në ‘Camp Nou’.
Kujtojmë që Aguero ka filluar të kërkojë klub të ri dhe afati i verës do të jetë koha e lëvizjes për sulmuesin nga Argjentina.
Në anën tjetër, do të jetë shumë vështirë për ta bindur Messin të qëndroj në ekipin e Barcelonës.