Emily Ratajkovski, tifozja seksi e Juventusit, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti, bashkë me bashkëshortin, Sebastian Bear-McClard, do të bëhen prindër për herë të parë.
Modelja 29-vjeçare ka dokumentuar të gjithë rrugëtimin e bukur nëpërmjet disa fotografive topless, shkruan “Daily Mail”.
Të gjitha imazhet janë realizuar në apartamentin e saj në Nju Jork.
Në disa foto, ajo shfaqet plotësisht nudo në një vaskë me ujë, ndërsa në disa të tjera, ajo shfaqet duke pozuar pranë një dritareje, ndërkohë që rrezet e diellit theksojnë format që trupi i saj ka marrë nga shtatzënia.
Ajo pozoi para kamerës e veshur edhe me një kostum disa masa më të madh në krahasim me trupin e saj, sërish duke treguar barkun e madh.
Këto foto vijnë pasi modelja zbuloi se do të publikojë një libër me titull “Trupi im”, i cili është përshkruar si një “eksplorim personal i feminizmit, seksualitetit dhe fuqisë së trajtimit të burrave ndaj grave”.