Zlatan Ibrahimoviç njihet si një lojtar kontravers dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Ai i ka bërë një premtim të madh tifozëve të Milanit.
Sulmuesi suedez gjatë një fjalimi në ‘Sanremo’ ka thumbuar përkrahësit e Interit.
Ka 3 javë që ‘nerroazzurët’ kanë marrë lidershipin në Serie A, duke e rrëzuar nga froni rivalin e përbetuar, Milan.
“Tifozët e Interit çdo 5 minuta po flasin, duke u lavdëruar që janë në vendin e parë. Për 6 muaj asnjë prej tyre janë dëgjuar. Ne do të kthehemi në vendin e parë” deklaroi Ibrahimoviç.
Inter ka 3 pikë më tepër se Milani, por sonte luan kundër Parmas dhe në rast të fitores rrit diferencën në 6 pikë.