Trajneri i ri i Marseille, Jorge Sampaoli dëshiron të sjellë mesfushorin e Interit, Arturo Vidal në Francë.
Sipas Le10 Sport, kiliani është ‘shënjestër’ për Sampaolin për edicionin e ardhshëm.
Trajneri Antonio Conte punoi një vit që ta bindte Vidalin për kalimin te Inter si agjent i lirë, por raportet mes tyre nuk janë fare të mira.
Vidal shpesh herë është nervozuar shkaku i zëvendësimit, derisa Conte ka kritikuar punën dhe dëshirën e tij, derisa së fundmi, Vidal ka humbur pozitën në formacionin bazë.
Së fundmi, Christian Eriksen ka zënë pozitën e Vidal, me “Neurazzurët” që janë në kreun e Seria A dhe mund të ikin plus gjashtë pikë me një fitore ndaj Parmas.
Duke konsideruar pagën e lartë të Vidal, që fiton hiq më pak se gjashtë milionë euro në vit, Inter ndoshta do dëshirojë shitjen, duke marrë parasysh se lojtari qëndron në stol.