Bare shkon në perfeksion me Espanyolin

Futboll

Bare shkon në perfeksion me Espanyolin

Më: 4 mars 2021 Në ora: 18:33
Bare shkon në perfeksion me Espanyolin

Në kohën kur Keidi Bare ishte pjesë e Malagas, e vetmja pikë e dobët për mesfushorin shqiptar ishte ndëshkimi i shpeshtë me karton.

Kjo pasi Bare është një prej atyre lojtarëve që nuk e mendojnë dy herë për të futur këmbën vetëm që të marrin kontrollin e topit. Gjithmonë duke e kërkuar duelin agresiv, për të fituar nga ana tjetër edhe dashurinë e tifozëve.

Por në këtë sezon të ri te Espanjoli, Bare ka shkuar në perfeksion. Mesfushori kuqezi e tregon edhe njëherë tjetër se është i aftë që gjithmonë të marrë leksione të reja dhe të përmirësojë gabimet e tij. Tashmë “pitbulli kafshon” pa u ndëshkuar.

Mesatarisht Bare ndëshkohet me karton të verdhë njëherë në 510 te Espanjoli, ndërsa me Malagën kjo ndodhte njëherë në 257 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat