Në vitet e 90-ta ka qenë një numër i madh i trajnerëve, që kanë kontribuar në secilën disiplinë sportive, duke punuar me gjeneratat e ndryshme dhe i kanë bërë gati për sfidat kampionale në kuadër të Kampionatit të pavarur të Kosovës.
Ridvan Osmani i takon Gjeneratës së Republikës. Ai në at periudhë ka qenë ndihmëstrajner në klubin e futbollit Kosova e Vushtrrisë dhe ka punuar jashtëzakonisht shumë.
Osmani si mijëra shqiptarë të Kosovës, ishte halë në sy për regjimin serb.
Kërcënimet e milicisë serbe ishin të llojllojshme por Osmani asnjëherë nuk u zmbraps por kontriboi ashtu si ka mundur dhe ndihet krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës në vitet e 90-ta (1991-1999) dhe që i rezistuan regjimit serb.