Manchester United pa hezitim janë të gatshëm të rinovojnë me mesfushorin Bruno Fernandes.
Portugezi ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm te Djajtë e Kuq që nga ardhja e tij në Old Trafford.
Sipas The Sun, portugezi është lojtari më i mirë te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer në dy edicionet e fundit.
Fernandes fiton rreth 100 mijë euro në javë. Është e vërtetë që fiton para edhe nga bonuset, por ende është shumë mbrapa yjeve të tjerë si David de Gea dhe Paul Pogba.
Pritet që me rinovimin e kontratës ai do fitojë rreth 200 mijë euro në javë, derisa do këtë edhe para shtesë për çdo paraqitje, gola dhe trofe.
Ish ylli i Sporting, është vetëm lojtari i shtatë më i paguar në skuadër dhe fiton vetëm 20 mijë euro më shumë se Jua Mata.