Prej më shumë se 1 viti në pjesën më të madhe të Botës ndeshjet po luhen pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë së Coronavirusit.
Një nga vendet që mori masa drastike vitin e shkuar ishte Holanda, që vendosi ta mbyllte kampionatin 10 javë përpara fundit, ndryshe nga vendet e tjera që vendosën ta përfundonin me stadiume të boshatisura.
Kur ka kaluar gati 1 vit nga ajo periudhë, është përsëri Holanda që kërkon të marrë një vendim të rëndësishëm. Sipas “De Telegraaf”, federata holandeze e futbollit i ka kërkuar qeverisë që finalja e Kupës me datë 18 prill të luhet me praninë e tifozëve.
Federata ka kërkuar lejimin e tifozëve të paktën për ndeshjen finale, ku ideja është që të hapet minimalisht 25% e kapacitetit të stadiumit, njësoj siç u veprua edhe në Superkupën e Europës.