Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka lënduar ligamentin e këmbës së djathtë.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, do të mungojë rreth tre javë.
Barcelona kishte konfirmuar lëndimin e spanjollit më herët gjatë ditës, por nuk u specifikua koha e mungesës.
Sipas “Marca”, Pique do humbë ndeshjet me Osasunan, Huescan, Real Sociedadin dhe PSG-në. 34 vjeçari pritet të rikthehet ndaj Real Valladolidit.
Humbja e Piqué do jetë një pengesë e madhe për trajnerin, Ronald Koeman. Kthimi i qendërmbrojtësit kishte qenë thelbësor për performancën e mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, përtej golit tejet të rëndësishëm që ai shënoi në gjysmëfinale kundër Sevillas.