Arbëria nga Dobraja e Madhe është para sfidave të mëdha në elitën e futbollit të Kosovës.
Kjo skuadër tash për tash është në vend të tetë me 25 pikë pas 22 jave të zhvilluara.
Futbollisti Almir Kryeziu tha se Arbëria nuk e meriton pozitën ku gjendet aktualisht.
“Nuk mendoj që Arbëria e meriton at pozitë që është, me ndeshjet që kemi tregu meritojmë të jemi me lart në tabelë”, tha Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Arbëria është para sfidës me Gjilanin, ku i sheh përparësitë?
“Ndoshta Gjilani po kalon në një formë jo të mirë dhe mendoj që do ta shfrytëzojmë në maksimum e t’i marrim 3 pikë”, thotë
Kryeziu. Sulmuesi i krahut të majtë beson e shpreson se me angazhim e lojëra të mira do të arrijnë të ngritën me lart në tabelë. Të shtunën në orën 13.00 do të takohen Gjilani – Arbërinë.