Ish-sulmuesi i Partizanit, Teofilus Solomon i ka mbyllur telashet me drejtësinë shqiptare. Nigeriani është liruar ditën e sotme nga burgu pas arrestimit të pak ditëve më parë i denoncuar nga ish-bashkëjetuesja e tij shqiptare për dhunë fizike.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij i cili ka postuar një foto me të në rrjetet sociale me mbishkrimin “freeman”.
Gjykata e Apelit, lidhur me vlerësimet e ligjshme të arrestit në flagrancë, vendosi masën e sigurimit personal “Grancia Pasurore e parashikuar nga neni 236 K.Pr.Penale në shumën 300 mijë lekë, e cila duhej të paguhej brenda 5 ditëve.
Deri në shlyerjen e kësaj shume, Solomon, ishte i detyruar të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”. Teksa pas pagesës së kësaj shume Solomon fitoi lirinë...