Kampioni në fuqi anglez, Liverpooli, mbetet duarthatë, duke u mposhtur në "Anfiled" me 1:0 nga Chelsea, në takimin e javës së 29-të të Premier League.
Futbollisti Xherdan Shaqiri qëndrojë në bankë dhe nuk iu dha rasti asnjë minutë në fushë në fanellën e Liverpoolit.
Mason Mount me vetëmohim të pashoq nga rreth 15 metra dërgon një goditje të fuqishme dhe në këndin e poshtëm të majtë të portierit Alisson, 0:1.
Chelsea ngritët në vend të katërt me 47 pikë dhe ka 4 më shumë se Liverpooli që është tre pozita më poshtë.
Mbrëmje e keqe për trajnerin Jurgen Klopp, pasi që po e komplikon edhe më shumë punën për katër vendet e para dhe mbrëmje e madhe për trajnerin e Chelseas, Thomas Tuchel.