Mesur Ozil është lënduar në barazimin ndaj Antalyaspor e cila përfundoi 1:1
Fantazisti turk u lëndua në pjesën e dytë, ku sipas raportimeve nga mediat e ndryshme ka të bëjë me një zgjatje, por që nuk dihet sesa serioz është lëndimi i tij.
32-vjeçari u rrëzua në mënyrë të papërshtatshme dhe pati problem me kyçin e këmbës pas një dueli nga sulmuesi i, Fredy dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas.
Kujtojmë që Fenerbahce ende nuk e ka konfirmuar lëndimin e tij apo kohën të cilën do jetë Ozil jashtë fushave.