Liverpool është mposhtur në Anfield për të pestën herë këtë sezon në Premierligë, së fundmi me rezultat 0-1 nga Chelsea.
Vëmendjen më të madhe nga kjo ndeshje e mori Mohamed Salah, pasi u zëvendësua në minutën e 62-të nga Jurgen Klopp.
Ky vendim u pa shumë i çuditshëm nga bota e futbollit, e madje u prit shumë keq nga Salah që u dok shumë i mllefosur.
Matt Critchley, gazetar i sportit, njoftoi se Klopp gjatë gjithë ndeshjes kishte kritika ndaj Salahit që të kthehej në mbrojtje dhe të vraponte pas topit.
Hera e fundit kur Salah kishte shfaqur pakënaqësi në klub, në atë kohë shpërthyen thashethemet për një largim të mundshëm nga The Reds.