Klubi londinez si duket nuk do të llogarit në shërbimet e francezit për sezonin e ri.
Arsenal është i gatshëm që të dëgjojë oferta për sulmuesin Alexandre Lacazette, raporton “football.london”.
Lacazette kishte nënshkruar një kontratë pesë vjeçare kur u bashkua me “Topçinjtë”, në vitin 2017, kështu që kjo verë do të jetë shansi i fundit që të marrin dëmshpërblim për të.
Këtë sezon, Lacazette ka bërë 22 paraqitje në Premier Ligën angleze, ku ka arritur të shënojë nëntë gola dhe dy asistime për skuadrën e Arsenalit.