Superliga e Kosovës në futboll vazhdon ditën e sotme me dy ndeshjet e para të javës së 23-të.
Stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë arenë e përballjes ndërmjet dy skuadrave me synime të ndryshme.
Ballkani që është pretendent për titull të kampionit e mirëpret Drenicën që synim të vetëm këtë edicion ka mbetjen në elitë.
Dy ndeshjet në stinorin pranveror i kishte fituar Ballkani që në atë kohë udhëhiqej nga Ismet Munishi.
Ndeshjen e parë në Suharekë, Ballkani e kishte fituar me rezultat 5-0.
Ndërsa ndeshjen e dytë të zhvilluar në Skenderaj fitoi sërish Ballkani e rezultat 2-1.