Barcelona do t'i mbajë zgjedhjet presidenciale më 7 mars dhe anëtarët do të votojnë nëpërmjet postës për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Tre kandidatët për president të Barcelonës janë Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa.
Mediat spanjolle shkruajnë se është Joan Laporta kryeson në sondazhe për t'u bërë president i ri i klubit.
Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin më 24 janar, por Barcelona u detyrua t’i shtyjë ato për shkak të kufizimit të lëvizjes, rregulla këto të vendosura nga qeveria e Katalonjës.
Do të jenë gjashtë qendra votimi dhe me postë, pasi qeveria e Katalonjës bëri ndryshim në legjislacionin "për të lejuar votimin me postë për organet sportive".
Anëtarët, të cilët janë mbi 65-vjeçar do të lejohen të votojnë nga shtëpia. Qendrat e votimit jashtë Katalonjës, me përjashtim të Andorrës, nuk do të përdoren siç është planifikuar për shkak të kufizimeve.