Robin Gosens është një nga lojtarët më të kërkuar të Atalantës.
Anësori i krahut të majtë, edhe pse luan si mbrojtës, ka shënuar 7 gola në Serie A dhe Interi prej kohësh ka shprehur interes për të.
Së fundmi nga Italia është raportuar se edhe Juventusi kërkon ta transferohet yllin e skuadrës nga Bergamo.
Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë pas zërave të fundit që pas Gosens është vënë edhe Manchester City.
Atalanta kërkon të paktën 40 milion euro për shërbimet e mbrojtësit dhe për “Qytetarët” një shifër e tille nuk duket një pengesë e madhe, ndaj edhe priten zhvillime të tjera nga kjo pistë merkatoje.