Foto e vitit 1987, por ka një domethënie të madhe! Klubi i futbollit Prishtina, ndër përbërjet më të forta të asaj kohe.
Pas shkuarjes së Fadil Vokrrit në Partizan të Beogradit në vjeshtën e vitit 1986, Prishtina pas një kohe e kishte gjetur një sulmues tjetër, Vlladisllav Gjukiqin nga Napredaku i Krushevci.
Legjenda e futbollit Kujtim Shala sot ka postuar këtë foto, duke kujtuar kohë e artë të asaj dhe sigurisht kjo foto ia këput edhe shpirtin.
Në këmbë nga e majta Abdyl Bellopoja, Zoran Lemajiq, Muhamed Kolenoviq, Sllavenko Kuzeleviq, Gani Llapashtica dhe Isa Sadriu.
Ulur në të majtë Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Vlladisllav Gjukiq, Fadil Muriqi dhe Kujtim Shala.