Klubi i futbollit Ballkani nga Theranda më në fund i rikthehet fitoreve dhe rikthehet përkohësisht edhe në krye të tabelës.
Ballkani shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Drenicës nga Skenderaj.
Therandasit ndalen tre pikë në vatër të tyre dhe janë shumë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit.
Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë përkatësisht në minutën e 40-të, Arbër Hoxha realizoi për 1:0 dhe në pjesën e dytë, në minutën e 47-të, lojtari me përvojë, Bajram Jashanica, thelloi epërsinë (2:0). Në minutën e 86-të, Drenica ngushtoi humbjen përmes futbollistit Dardan Rogova.
Ballkani kryeson me 48 pikë pas 23 jave të luajtur në elitën e futbollit të Kosovës, po ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Drita dhe Drenica është në vend të nëntë me 24 sosh.