Derbi i Prizrenit në kuadër të javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovë në futboll, grupi A, A&N kundër skuadrës me renome Liria. A&N qëndron më mirë në tabelë, në pozitën e tretë me 27 pikë apo tre pozita më lart se Liria që ka 21 sosh.
Dy skuadrat premtojnë lojë të mirë, ndërsa Liria kompletohet për këtë sfidë.
“Ndeshja është e rëndësishme për të dyja skuadrat, në luftë për kreun.Ne, kemi përvojën dhe kualitetin.Shpresojmë që të arrijmë tre pikë në fund të ndeshjes', ka thënë kapiteni Robert Gjeraj për faqen e FC Liria.
Ai, rikthehet bashkë me Roni Gashin, pas suspendimit me kartonë.
Ndërkaq, po shkaku i suspendimit mungon Armend Rugji. Të lënduar janë Valon Bytyqi e Blendi Memaj, që mungojnë po ashtu.
Ndeshja, luhet në Boka të shtunën dhe nis në ora 13.00.