Forlan: Suarez po i mungon Barcelonës si Ronaldo Realit

Futboll

Forlan: Suarez po i mungon Barcelonës si Ronaldo Realit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:44
Luis Suarez

Sezoni i parë i Barcelonës pa Luis Suarezin i ngjan atij të Real Madridit pa Cristiano Ronaldon, thotë Diego Forlan.

Sipas tij, Barça po vuan mungesën e sulmuesit uruguaian, aq sa e ka vuajtur dhe po vazhdon ta vuajë Reali mungesën e Ronaldos.

Suarez la Barçën befasisht verën e kaluar, duke u shitur te Atletico Madridi, natyrisht jo me dëshirën e tij, por ishte vendimi i klubit që ta largojnë atë nga ‘Camp Nou’.

“Ishte një gabim shumë i madh. Vetëm kur dëgjova se ai është në shitje, e dija që është një gabim i madh”, u shpreh Forlan.

“Gjithçka që di është se kjo s’kishte të bënte asgjë me paraqitjet e tij në fushë”.

“I kam shkruar mesazh dhe i kam thënë, ‘Dëgjo, nuk je i pari e as i fundit. Duhet të vazhdoni të jeni vetvetja. Nuk keni nevojë t’i dëshmoni asgjë askujt, vetëm vazhdo të bësh të njëjtën gjë te Atletico Madrid”.

“Barcelonës po i mungon Luis, si Cristiano Ronaldo kur u largua nga Real Madridi”.

“Nuk po largohej vetëm Ronaldo, lojtari më i mirë në histori të futbollit, por gjithashtu edhe 50 gola”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat