Futbollisti sllovak, Marek Hamsik pa dyshim se ka qenë një nga lojtarët kyç të Napolit gjatë viteve sa ishte pjesë e ekipit italian.
Por tash, karriera e tij ka marrë drejtimin aspak të dëshiruar.
Sipas asaj që po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Hamsik është larguar nga ekipi kinez, Dalian Yifang dhe do të transferohet në Suedi, tek ekipi i elitës së futbollit suedez, Goteborg si lojtar i lirë.
Ai do të nënshkruajë kontratë me ekipin suedez deri në fund të sezonit.
Marek Hamsik ishte pjesë e Napolit prej vitit 2007 e deri në vitin 2019, ku u largua në drejtim të Kinës, pasi pranoi një ofertë faraonike.
Sllovaku bëri 520 paraqitje për Napolin, duke shënuar 121 gola dhe duke dhuruar 100 asiste.