Skuadra londineze Chelsea thuhet se është e gatshme të bëjë ofertë për portierin e Milan Gianluigi Donnarumma, raporton “Libero Quotidiano”.
Kontrata aktuale e Donnarummas do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe gjiganti i Premier Ligës Chelsea do t’i bëjë një ofertë prej 10.5 milionë eurosh për sezon.
Kjo pavarësisht se në radhët e saj ka portierin më të shtrenjtë në botë Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy.
Gardiani italian gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me transferime te skuadrat si Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus.