Dy emra të njohur të futbollit, vëllezërit Shefqet dhe Xhevat Kurti, tash e sa vite nuk jetojnë në Republikën e Kosovës!
Ish futbollistët e mirënjohur mitrovicas, dikur ishin mbrojtësit më të mirë në Kosovë, veprojnë jashtë vendit, njëri në Evropë dhe tjetri në Skandinavi.
Shefqeti jeton dhe punon në Gjermani e Xhevati në Finlandë.
Xhevati ka edhe djalin futbollist të talentuar për gjeneratën e pionierëve, Anidi, për të cilën kanë shprehur interesim shumë agjentë të kësaj loje.
Vëllezërit Kurti, edhe pse janë jashtë Kosovës, me interesim të veçantë e përcjellin futbollin dhe i gëzohen çdo suksesit të Kombëtares së Kosovës, po ashtu edhe të klubeve tona.