Mesfushori i Fenerbahces, Mesut Ozil, pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Antalyaspor e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.
32 vjeçari u detyrua të linte fushën në fillim të pjesës së dytë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës.
Sipas ekzaminimeve të para mjekësore pritet që reprezentuesi i Gjermanisë të mungoj katër deri në gjashtë javë.
Kujtojmë që Ozil u bashkua me Fenerin gjatë afatit kalimtar të muajit janar, pas një kohë të gjatë tek Arsenali, ku në dy sezonet e fundit pati marrëdhënie shumë të keqe me klubin londinez.