Hector Bellerin është gjithnjë e më larg Arsenalit dhe sipas mediave, mbrojtësi spanjoll do të kalojë te Barcelona, që interesohet për shërbimet e tij.
Për të zëvendësuar Bellerin, Arsenali ka nisur të lëvizë dhe ka piketuar Tariq Lampteyn.
Talenti ka qenë zbulimi i sezonit, pasi ka mahnitur me paraqitjet e tij me Brightonin dhe “Topçinjtë” kërkojnë ta afrojnë me patjetër në ekip.
Kartoni i 20-vjeçarit vlen 20 milionë euro, një shifër e përballueshme për arkat e Arsenalit, që kërkon me patjetër të ndërtojë një ekip të denjë për sezonin e ardhshëm, ku synojnë “Top 4” dhe rikthimin në Champions League/