Fotografi që shkakton emocione të pafundme. I papërsëritshmi Fadil Vokrri dhe këngëtarja e famshme kroate, Tereza Kesovija, me 30 qershor të vitit 1985, dridhen stadiumin e Prishtinës, që ishin mbi 35 mijë shikues, jehonte kënga e famshme: “Besa- besë...”!
Prishtina brilante e kapitenit Fadil Vokrri, e kishin mposhtur me rezultat 3:1 Dinamon e Vinkovcit, në takimin e javës së 34-të (të fundit) të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.
Më shumë se festë, atmosferë braziliane, në anën tjetër festë në tribuna, në krahun tjetër trajneri i madh kroat Mirosllav Çiro Bllazheviq, shkrihej nga atmosfera, me lojtarët e Prishtinës, kremtonin fitoren më të ëmblën në kampionat.
Kapiteni Fadil Vokrri me shokë, ishin ata që e bënin lojën e madhe dhe për të gjithë ata që ishin në stadium, dukej loja sikur 5 minuta!
Këngëtarja e famshme kroate, e mahnitur nga atmosfera brilante, saqë edhe ajo ndihej e drithëruar, nga një atmosferë e paparë për të dhe i dukej vetja se është në stadiumet latinoamerikane dhe para një ekipit fantastik siç ishte Prishtina e legjendës Fadil Vokrri.
I papërsëritshmi Vokrri, ndërroi jetë me 9 qershor të vitit 2018, por veprat e tij nuk do të vdesin kurrë. Fotografia u morë në profilin e gazetarit Enver Hyseni nga Llapi.