Mario Rui nuk e ka përfunduar stërvitjen e fundit në mënyrën e përsosur.
Kjo pasi që sipas spekulimeve nga mediat italiane, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso e ka përjashtuar nga stërvitja portugezin.
Mario Giuffredi, i cili është agjent i mbrojtësit portugez, duke folur për “Radio KissKiss”, ka sqaruar situatën e krijuar.
“Si çdo herë gazetarët e Napolit janë të parët në botë, sepse kam dëgjuar që është përjashtuar nga Gattuso, ose që ishte trajtuar keq një lojtar i Primaveras”, tha ai.
“Të gjitha këto gjëra nuk janë të vërteta dhe nuk janë verifikuar”, shtoi ai.
“Veçanërisht sepse Mario Rui është një person i afërt me të rinjtë e Primaveras kur vijnë tek skuadra e parë dhe i cilëson si vëllezër të vegjël”, tha Giuffredi.
“Kështu që janë gjëra të pavërteta, nuk ka pasur ndonjë problem me asnjë djalë apo me Gattuson”, tha Mario Giuffredi.