Burnley është nikoqir i Arsenalit për përballjen që zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Tashmë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 13:30 në stadiumin ‘Turf Moor’.
Për këtë sfidë, Burnley nuk do të mund të llogarisë vetëm në Ashley Barnes që është i lënduar.
Në anën tjetër, Mikel Arteta do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë sfidë aspak të lehtë.
Formacioni bazë i Burnleyt: Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor, McNeil, Westwood, Brownhill, Gudmundsson, Wood, Vydra.
Formacioni bazë i Arsenalit: Leno, Chambers, Luiz, Mari, Tierney, Partye, Xhaka, Saka, Odegaard, Willian, Aubameyang.