Modelja dhe prezantuesja ruse, Victoria Bonya, habit me një tregim për futbollistin e mirënjohur francez Killian Mbappe, se çfarë i bëri para se ai të mbushte 18 vjeç!
Modelja zbuloi për "Sport Express" se ajo kishte një lidhje me Kilian Mbappen, i cili ishte ende i mitur në atë kohë.
"Unë e putha Mbappen dhe nuk e dija që ishte 17 vjeç.
Ne të dy ishim beqarë atëherë, por kur kuptova se ai nuk ishte i rritur, mendova me vete, ‘Zot, ai do të më akuzojë për pedofili’.
‘Kjo marrëdhënia nuk mund të zhvillohej”, tregon mes të tjera ajo.
"Unë jam ende në kontakt me të. Ai është i talentuar dhe ai është gjithmonë në shoqëri me Neymarin”, tha më tej.