Përveç adresimit të së ardhmes së Mbappé, trajneri i Francës foli edhe për anësorin e Milanit, Theo Hernandez, i cili në mënyrë të pabesueshme po lufton për hapësirë në ekipin kombëtar të “gjelave”.
“Unë po i ndjek të gjithë, – tha Deschamps, duke iu referuar edhe Koundé të Sevilla, – por nuk jam këtu për të bërë surpriza.
Gjëja e rëndësishme është t’i krahasojmë ato me grupin që kemi në dispozicion. Ne nuk duhet të harrojmë lojtarët e tjerë. Lista ime e 18 marsit, megjithatë, sigurisht nuk do të jetë e njëjtë me atë të muajit maj.
Sepse, për fat të keq ka shumë të panjohura për t’u marrë në konsideratë këtë sezon, prej pandemisë”.