Ankthi nuk i largohet mbrojtësit të Kombëtares

Futboll

Ankthi nuk i largohet mbrojtësit të Kombëtares

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:16
Ankthi nuk i largohet mbrojtësit të Kombëtares

Kastriot Dermaku është jashtë fushave të lojës që nga 16 janari i këtij viti. Fati i keq e ka ndjekur qendërmbrojtësin e Kombëtares.

Tri dëmtime radhazi në kofshën e djathtë kanë bërë që 29-vjeçari të mos jetë një dispozicion të Leçes. Mirëpo, mediat pranë kësaj të fundit bëjnë me dije se mungesa e Dermakut do të zgjasë edhe për disa ditë.

Kjo për faktin se krahas këtyre dëmtimeve në kofshë, qendërmbrojtësi kuqezi po vuan edhe shqetësime në pjesën e shputës së këmbës.

Fat i keq për mbrojtësin që këtë sezon numëron dy ndeshje në Serinë A me Parmën në pjesën e parë të sezonit dhe pas janari, iu bashkua Leçes me të cilën ka luajtur gjashtë ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat