St. Pauli me pikë të madhe nga stadiumi " Wildparkst" në Karlsruher. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u aktivizua titullar si zakonisht, duke treguar lojë shumë të mirë me bashkëlojtarët e tij dhe importojnë një pikë.
St. Pauli ndahet baras (0:0) me Karlsruher-in, në ndeshjen e javës së 24-të në Bundesliga II.
St. Pauli pas pesë fitoreve rresht ndalet me barazim, megjithatë është një pikë e madhe, pasi që janë sa më larg zonës së fundit dhe po i afrohen edhe katërshes së tabelës.
St. Pauli zë vendin e 10-të me 32 pikë dhe Karlsruher është në pozitën e 5-të me 40 pikë. Paçarada me shokë po dëshmojnë lojëra fantastike në pjesën e dytë të kampionatit.