Skuadra e Arsenalit ka barazuar 1 me 1 në xhiron e 27-të të Premierligës.
Në minutën e 74’të të ndeshjes, skuadra e Mikel Artetas pretendoi për një prekje të topit me dorë nga lojtari i Burnleyt, por gjyqtari nuk e pa të arsyeshme të referoj në 11-metërsh.
Pas ndeshjes, pati shumë ankesa nga tifozët dhe ekipi i ‘Topçinjve’.
Por, përmes një reagimi në ‘TheSun’ – Premierliga ka treguar arsyen pse gjyqtari dhe VAR-i nuk vendosën për penallti.
“Topi e goditi atë nga afërsia dhe ai s’ka pasur kohë të reagoj”, thuhet në reagimin e Premierligës.
Ish-sulmuesi i Chelseat, Joe Cole ishte analist në televizionin BT Sport tha se kjo ishte penallti e padiskutuar.
“Kjo është një penallti e cartë. Unë mendoj se të gjithë kanë këtë pretendim”, tha Cole.