Skuadra e RB Leipzig falë një ndeshje më shumë merr kreun në Bundesliga I, por që mund të jetë përkohësisht, pasi që sonte në orën 18.30 do të takohen Bayern-Dortmund.
RB Leipzig fitoi si mysafirë me rezultat 3:0 kundër Freiburgut.
Golat i shënuan Nkunku (41'), Sorloth (64') e Forsberg (79').
RB Leipzig kryeson renditjen me 53 pikë, ka një pikë më së shumë se Bayerni dhe Freiburg renditet në pozitën e tetë me 34 sosh.