Admir Mehmedi u aktivizua nga minuta e 46-të për Wolfsburgun, por dolën duarthatë nga stadiumi i Hoffenhemit.
Wolfsburgu pëson humbje me rezultat 2:1 nga Hoffenheimi, në takimin e javës së 24-të në Bundesliga I.
Të tre golat u shënuan në 45 minuta e parë. Futbollistët Baumgartner (8'), Kramariç (41') shënuan për Hoffenheimin dhe Weghorst (23') për Wolfsburgun.
Wolfsburg aktualisht është në vend të tretë me 45 pikë dhe Hoffenheimi i 11-ti me 30 sosh pas 24 jave në Bundesliga I.