Skuadra e Malishevës me trajnerin Arsim Thaçi, po tregojnë lojëra shumë të mira në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A.
Ata sot shënuan fitore të thellë me rezultat 5:2 kundër Drenasit, në kuadër të javës së 17-të.
Malisheva kryeson renditjen me 35 pikë, ka dy më shumë se Dukagjini i Klinës.
“Mbyllet me fitore takimi i javës së 17-të ndaj Drenasit .
Golat i shënuan: Albion Rrahmani (5’); Liman Morina (32’), Bleon Sekiraça (44’), Festim Krasniqi (72’) dhe Armend Abazi (89’).
Kaltër e bardhët me fitoren e sotme ngritën në kuotën e 35 pikëve në tabelë.
Ndeshjen e radhës Malisheva e zhvillon të mërkuren në Prizren”, shkruan në faqen e Malishevës.