Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernanes, ka folur për formën e tij.
Bruno Fernandes ka folur për formën e tij dhe gjendjen e tij pasi mediat angleze dhe analistët e kanë akuzuar atë se ai shënon gola vetëm ndaj skuadrave të vogla.
Ai u shpreh se nuk i duhen statistikat që ta dijë se është duke luajtur mirë.
“Pajtohem se në dy ndeshjet e fundit nuk kam luajtur mirë, nuk me duhen statistikat që të di se si jam duke luajtur”, tha ai.
“Por ndonjëherë nuk më pëlqen sepse njerëzit që kanë luajtur futboll më herët thonë gjëra, por futbolli nuk është e kaluara as e ardhmja, futbolli është tani, ka të bëjë me momentin e tanishëm”, tha Fernandes.
“Është dëshpëruese të dëgjosh gjërat që thonë njerëzit për mua dhe bashkëlojtarët, mund të thonë se Bruno nuk po luan mirë, nuk ka problem mund ta përballoj atë presion por jam i sigurt që do të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën në të ardhmen.