Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund janë duke u ndeshur në kuadër të xhiros së 24-të të Bundesligës.
Ishte talenti i Borussia Dortmund, Erling Haaland i cili i ndëshkoi “Bavarezët” me dy gola të shpejtë.
Golin e parë Haaland e shënoi në min (2’) nga një asistim nga Thomas Delaeney.
Haaland doli në skenë prap, ai shënoi golin e dytë personal në min (9’).
Bayerni nuk lejoi që të poshtërohet në Allianz Arena, ata reaguan shpejtë.
Robert Lewandowski ngushtoi epërsinë e Dortmundit, ai shënoi në min (27’).
Lewandowski shënoi golin e dytë nga penaltia në min (44′) për të barazuar rezultatin.
Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin, Bayern 2-2 Dortmund.
Aktualisht, Haaland ka 19 gola dhe është golashënuesi i dytë në Bundesliga, ndërsa Lewandowski ka shënuar 30 gola dhe gjendet në vendin e parë.