Kampioni i Premier Ligës angleze Liverpooli, siç e dimë këtë sezon është në krizë të madhe me rezultate e po ashtu edhe me lëndime të shumta.
Në fillim humbi Van Dijk në një lëndim të tmerrshëm që do ta mbajë atë larg fushave për tërë edicionin, pastaj Joe Gomez, i cili po ashtu nuk do të rikthehet në aksion këtë stinor, dhe me pronën e lëndimeve Joel Matip që ka qenë jo i qëndrueshëm, Klopp është dashur të improvizojë në vijën e mbrojtjes.
Dy mesfushorët, Fabinho dhe Henderson u sakrifikuan nga pozitat e tyre natyrale, që të mbulojnë sadopak krizën e lëndimeve të mbrojtësve të formacionit të parë.
Gjë interesante është që Klopp ka përdorur 19-të dyshe të ndryshme të partneritetit në mbrojtje këtë sezon.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të 19-të dysheve të ndryshme që janë përdorur në mbrojtje nga Klopp.
Virgil Van Dijk - Gomez
Virgil Van Dijk - Fabinho
Virgil Van Dijk - Rhys Williams
Fabinho - Rhys Williams
Gomez - Rhys Williams
Virgil Van Dijk - Joel Matip
Joe Gomez - Joel Matip
Joe Gomez - Fabinho
Joe Gomez - Nathaniel Phillips
Fabinho - Joel Matip
Joel Matip - Rhys Williams
Fabinho - Nathaniel Phillips
Rhys Williams - Billy Koumetio
Fabinho - Jordan Henderson
Joel Matip - Jordan Henderson
Jordan Henderson - Nathaniel Phillips
Ozan Kabak - Jodan Henderson
Ozan Kabak - Nathaniel Phillips
Ozan Kabak - Fabinho.