Qeveria e futbollit anulon ndeshjet eliminatore të Botërorit në muajin mars, ja arsyeja e vërtetë!
Organi drejtues kontinental i futbollit të Amerikës së Jugut, “CONMEBOL” ka vendosur se ndeshjet e fazës eliminatore të Botërorit “Katar 2022” të cilat do të zhvilloheshin në muajin mars janë anuluar.
Ky vendim u mor nga Këshilli i “CONMEBOL” për arsye të pamundësisë për të pasur të gjithë lojtarët e Amerikës së Jugut në kohën e duhur.
Këtë lajm e ka publikuar vetë organi drejtues i qeverisë të futbollit në Amerikën e Jugut me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Twitter”.
KOMUNIKATA ZYRTARE E “CONMEBOL” –
“Këshilli i ‘CONMEBOL’ ka vendosur anulimin e ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Ky vendim u mor për pamundësinë e të pasurit të gjithë lojtarët amerikano-jugor në kohë".