Ka përfunduar pjesa e parë e duelit ndërmjet Juventusit dhe Lazios.
Juventus dhe Lazio janë duke u ndeshur në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.
“Biancocielestët” befasuan duke shënuar në Allianz Stadium.
Ishte Joaquin Correa i cili shënoi në min (14’) për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Por, Juventus vazhdoi me paraqitje të mirë, Alvaro Morata i dhuroi një asistim mesfushorit Adrien Rabiot i cili shënoi në min (39’).
Skuadrat shkuan në pushime, rezultati i pjesës së parë, Juve 1-1 Lazio.