Juventusi arkëton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit.
"Zonja e Vjetër" si vendas e mposhti me rezultat 3:1 Lazion, në takimin e javës së 26-të të Serie A në futboll.
Alvaro Morata tregoi lojë të mirë, është shënues i dyfishtë në minutën e 57-të dhe të 60-tën nga penalltia, ndërsa Rabiot shënoi në atë të 39-tën. Correa realizoi për Lazion në minutën e 14-të.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të për Lazion, pak minuta lojë, gjithsej 8.
Pas 25 jave në Serie A, Juventus është në vend të tretë me 52 pikë dhe Lazio katër pozita më poshtë me 43.