PSG ka shënuar fitore me rezultat 0:3 ndaj Brest në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Francës.
Mbappe hapi llogarinë për parisienët në minutën e nëntë pas një slalomi dhe aksioni të nisur e përfunduar nga vet ai.
Sarabia dyfishoi epërsinë një minutë pa përfunduar pjesa e parë pas asistimit nga Draxler.
Mbappe realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për PSG-në në minutën e 73-të.
Me këtë fitore, Paris Saint-Germain kalon në 1/8 e finales së Kupës së Francës.