Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka reaguar pas fitores ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.
Juventusit iu desh të rikthehej nga disfata që të arkëtonte tre pikë ndaj Lazios.
Joaquin Correa shënoi në min (14′), por “Bianconerët” u treguan të vëmendshëm dhe në fund morrën tre pikë.
Andrea Pirlo nuk ishte i kënaqur me fillimin e ndeshjes, ai cilësoi se Juventusi e filloi ndeshjen me 20 minuta vonesë.
“Ne filluam ndeshjen keq dhe pranuam gol nga pasimi i kthyer mbrapa, por pastaj skuadra pati një reagim të fortë, pavarësisht mungesës së kaq shumë lojtarëve”, tha ai.
“Ne pranuam të ulnim kokën, ne filluam të rrisnim tempon e lojës dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme,” shtoi ai..
“Gjëja më e rëndësishme ishin tre pikët. Danilo ishte gati të punonte në mesfushën qendrore, ndërsa Bernardeschi meriton të gjitha komplimentet, pasi luajti si mbrojtës i majtë”, tha italiani.
“Ajo që më pëlqeu më shumë ishte reagimi i skuadrës, pasi ne nuk pranuam të ishim në disavantazh në një ndeshje kaq të rëndësishme, kështu që ishte shpirti i skuadrës që e vlerësoj”, tha Pirlo.
“Ne e filluam ndeshjen 20 minuta vonë sonte. Mund të ndodhë, sepse disa lojtarë po ktheheshin, të tjerët ishin në pozicione të reja dhe është e vështirë të kthehesh në të pasi të pësosh gol nga Lazio që ka lojtarë që luajnë bashkë për vite me radhë”, përfundoi Andrea Pirlo.