Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se mbështet Granit Xhakën dhe çdo futbollistë tjetër që bën gabim, por që nuk fshihet pas tij.
Të shtunën, Arsenali u ndal me barazim në udhëtim te Burnley. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, teksa goli i vendasve erdhi pas një gabimi brenda zonës nga Xhaka.
Trajneri i “Topçinjëve” ka arsyetuar gabimin e bërë nga mesfushori nga Kosova, duke u shprehur:
“Është mënyra se si luajmë. Është mënyra se si unë dua të luaj dhe ne vetëm duhet të dimë rrezikun dhe rregullat që kemi në zona të caktuara dhe llojin e topave që duhet të luajmë Nëse dikush bën një gabim sepse dëshiron të luajë, unë gjithmonë do t’i mbështes ata.
Nëse dikush fshihet, nuk do ta mbështes atë” – ka deklaruar Arteta.