Sot (e diel) janë duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale te FC Barcelona, ku do të mësohet emri i presidentit të 42-të.
Në garë për postin më të lartë të klubit jan Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa.
Për këtë proces të votimit janë të regjistruar 110.290 anëtarë, të cilët do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit përmes postës.
Për herë të parë të pare në këto votime do të marrin pjesë dhe anëtarët e këtij klubi nga Andorra, teksa qendra të votimit do të ketë edhe në Girona, Tarragona, Tortosa dhe dy qendra në Barcelonë, përkatësisht në “Camp Nou” dhe në “Palau Blaugrana”.
Votuesit duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të kenë të paktën 1 vit kohë si anëtarë të Barcelonëss, por me kusht që të mos jenë pezulluar kurrë nga anëtarësimi.