AS Roma do ketë përballë Genoan në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.
Roma do të ndeshet me skuadrën në formë, Genoan.
“Giallorossët” kërkojnë të mos bëjnë gabime dhe të rrinë në zonën e Ligës së Kampionëve. Por, Paulo Fonseca do të hyjë në këtë ndeshje me shumë mungesa.
Dzeko, Calafiori, Ibanez, Kumbulla, Santon dhe Veretout do të mungojnë shkaku i lëndimeve.
Për Genoan, Pellegrini dhe talenti, Rovella nuk do jenë të gatshëm.
Roma gjendet në pozitën e pestë me 47 pikë, ndërsa Genoa mban pozitën e 13-të me 27 pikë.
Formacionet zyrtare të klubeve.
AS Roma: Lopez, Mancini, Cristante, Smalling, Carsdorp, Diawara, Pellegrini, Peres, Pedro, El Shaarawy, Mayoral.
Genoa: Marchetti, Masiello, Radovanovic, Criscito, Ghighlione, Strootman, Badelj, Zajc, Zappacosta, Destro, Piaca.