Një rast vërtet i rrallë ka ndodhur në Holandë, ku tifozët e ADO Den Haag kanë mbledhur rreth 8 mijë euro për të mbështetur sadopak lojtarët e ekipit.
Është një rast që mund të ketë ndodhur shpesh në Botë, por në kategori të ulëta dhe jo në nivele si Eredivisie, ndaj kjo gjë quhet e rrallë.
Den Haag po kalon një moment shumë të keq dhe tifozët kanë vendosur që të tregojnë mbështetjen e tyre në këtë mënyrë.
Nuk bëhet fjalë për krizë financiare, por për krizë rezultatesh. Gjesti për të dhuruar 8 mijë eurot te lojtarët është thjesht për të treguar që tifozët janë krah tyre dhe shpresojnë që lojtarët ta kalojnë momentin e keq.